Një grup i përbërë nga 20 persona, mes të cilëve sekserë, doganierë të Durrësit dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rrugor në Tiranë, është marrë i pandehur dhe çuar në gjykatë, për akuzën e “Kontrabandës nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Shpërdorim detyre”. Gazetari Elton Qyno shkruan se hetimi ka nisur nga prokuroria e Durrësit.
Pas 33 kallëzimeve të kryera radhazi nga Drejtoria e Doganave, zyrtarët kishin konstatuar se për zhdoganimin e disa automjeteve ishte mbajtur një praktikë e falsifikuar, me qëllim uljen e taksës së zhdoganimit. Pas dy viteve hetim, prokurori i Durrësit Afrim Shehu, ka vendosur të mbyllës dosjen dhe ta dërgojë atë në gjykatë me 20 të pandehur.
Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe dhe Altin Maleqka, duke vepruar si “kapsa” në emër të agjencisë doganore “Laura One”, gjenin qytetarë, të cilët kishin nevojë për të kryer procedurën e ç’doganimit të automjeteve të tyre dhe më pas merrnin, prej tyre dokumentacionin origjinal dhe vlerën e plotë të detyrimit doganor. Më pas, siç shkruan gazetari Elton Qyno, duke siguruar dokumentacion origjine me të dhëna të rreme (të falsifikuara) në lidhje me fuqinë motorike dhe vitin e prodhimit, të cilat ja bashkëlidhnin kopjes së deklaratës doganore, e cila arkivohej në doganë, me qëllim pakësimin e detyrimit doganor. Më tej, duke qenë se kishin akses në sistemin e përpunimit të deklaratave doganore, pasi hynin me kodet e agjentëve Konstandin Rista dhe Mirjan Driza, prodhonin deklaratë doganore me datë dhe nr. serie të njëjtë me atë të depozituar në Doganë.
Këtë praktikë, ja bashkëlidhnin dokumentacionit origjinal dhe në përfundim ja dorëzonin qytetarëve ose në disa raste merrnin përsipër dhe targimin e automjeteve.
Në disa praktika doganore është provuar se dokumentacioni origjinal dhe ai me të dhëna të rreme është vulosur, me vulën personale rrethore të doganiereve, Neritan Bablusha, Endrit Pllumbi, Andi Lara, Ilirjan Çelçima, Arben Qëndro, Sokol Mehmeti dhe Merita Zonja, si dhe vulën drejtkëndore të Degës së Doganës Durrës. Më pas ky dokumentacion është dërguar për regjistrim pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rrugor Tiranë, dhe janë targuar automjetet në mospërmbushje të rregullt të detyrës nga të pandehurit Indrit Tafalla dhe Elison Shehaj, me detyrë specialist pranë DRSHTRR, Tiranë.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Si përfaqësues te zyra doganare Durrës, e cila ka përgjegjësinë e mbikëqyrjes dhe verifikimit të dokumentacionit, veprimet janë kryer nga Neritan Bablusha, Endrit Pllumbi, Andi Lara, Ilirjan Çelçima, Arben Qëndro, Sokol Mehmeti dhe Merita Zonja, si doganier.
Me këto veprime duke pranuar të legalizojnë dhe çlirojnë mallin e deklaruar në doganë, pa verifikuar dokumentacionin e paraqitur dhe aktin e përfaqësimit nga subjektet deklarues, për të pandehurit Qani Kaçmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe, Altin Maleqka dhe Mereme Dervishi, vlerësohet se është vepruar në bashkëpunim për arritjen e qëllimit final, shmangies nga pagimi i detyrimeve doganore ndaj shtetit në një vlerë të përgjithëshme rreth 10 000 000 lekë të reja.
Lista e personave të parë të pandehur:
Qani Kacmoli “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Erdi Çena “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Xhuljano Sorra “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Glodian Sulaj “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Xhevdet Mali “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Keni Braçe “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Xhani Rama “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Edmond Jupe “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Altin Maleqka “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Indrit Tafalla “Shpërdorimi i detyrës”
Elison Shehaj “Shpërdorimi i detyrës” Agjencia Doganore “Laura One” “Kontrabanda me mallra të tjerë”
Neritan Bablusha “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
Endrit Pllumbi ”Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
Andi Lara “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
Ilirjan Çelçima “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
Arben Qëndro “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
Sokol Mehmeti “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
Merita Zonja “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”
Mereme Dervishi “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”