Mbrëmja e parë e spektaklit Love Story në Tv Klan u shoqërua me shumë emocione, teksa vajzat konkurrente dëgjuan komentet për takimet me Saimirin.
Në nisje të spektaklit, u njoftua se do të eliminoheshin dy vajza, lajm i cili shtoi rrahjet e zemrës dhe adrenalinën në studio.
Lexo edhe: Njihuni me 18 vajzat pjesëmarrëse në “Love Story”!
Vajzat diskutuan dhe komentuan mes tyre takimet e njëra-tjetrës, teksa dëgjuan edhe komentet e protagonistit të Love Story, Saimirit.
Por surpriza në fund u bë nga produksioni, teksa Alketa Vejsiu deklaroi se çështja e eleminimeve ishte thjesht një shaka dhe se në natën e parë nuk do të ketë asnjë vajzë që largohet.
Ndërsa 3 vajzat më të votuara nga publiku që kërkuan të dalin në takimin e radhës me Saimirin, ishin Vivien Thano, Keida Topi dhe Suela Karaj.