Pas takimit katërsh mes Danielës, Deas, Algertit dhe Andit ka plasur debati dhe kaosi në studion e Love Story.
Dy fronistët, Kristi dhe Andi kanë ndërhyrë duke komentuar takimin, por kjo situatë nuk është pranuar nga opinionistja Jerina Lalaj e cila ka thënë se gjithçka po kthehej në karagjoze.
Ajo i është drejtuar Kristit, duke i thënë se komentet e tij janë të tepërta dhe nuk është i ftuar që të japë mendime për takimet e të tjerëve.
Jerina Lalaj: Përpara se ky emsion të kthehet në karagjoz. Nëse doni ta ktheni në karagjoz, Kristi po të drejtohem ty. Nëse do ta kthesh në karagjoz, në njoftoni dhe të ikim ne që nuk duam. Unë besoj se jemi në një emision të rriturish, nëse doni të silleni si fëmijë na thoni në të rriturve që të ikim. E ndjej veten të tepërt.
Kristi kur të japësh opinione, ke kohë mjaftueshëm që të japësh opinione pas kuintave. Për të dhënë opinione për veten tënde dhe daljet e tua je i mirëpritur, për të tjerët jo. E dyta dhe po flas unë, kur flas unë ndalojnë të tjerët.