Bamirësia nuk të varfëron. Me këtë moto fondacioni “Fundjave Ndryshe” nisi aktivitetin dy vite më parë në Tiranë, për t’u shtrirë në të gjithë vendin. Ndihma, ushqime dhe nisma për grupet vunerable ishin ato që udhëhoqën rrugën 24-mujore të kësaj nisme e cila ka trokitur në dyert e mbi 14 mijë familjeve.
Një partner në rrugëtimin e këtij fondacioni ka qenë edhe emisioni invetsigativ STOP, i cili
bashkë me “Fundjavën Ndryshe” kanë rikthyer buzeqeshjen atje ku errësira mbizotëronte.
Fëmijët e familjeve të varfëra nuk bëjnë me faj asnjë për skamjen, por vetëm falenderojnë për dritën e sjellë nga ky fondacion në tryezat dhe familjet e tyre.
Sfida e radhës është ndihma për personat e varur nga droga.
Arbër Hajdari: “Për të krijuar në Shqipëri qendrën e parë të rehabilitim të njerëzve që janë tëvarur nga droga. Objektivi ynë është të krijojmë kampusin “Fundjavë Ndryshe”