Sezoni i ri televiziv do të mbërthejë shumë shpejt pas ekranit publikun, ndaj vëmendja e të gjithëve është tek zbulimi i sa më shumë detajeve rreth formateve të reja.
Njëri prej tyre është edhe emisioni i pasdites në RTSH 1, që këtë vit vjen i rinovuar në formulë dhe moderim.
Vetëm dje Fjodora Fjora zbuloi se do të jetë në krye të këtij formati i cili pas kuntave do të ketë një super ekip.
Sipas burimeve të Who, emrat e stafit janë Mariza Ikonomi, Lei Kraja, imazhi i ri i sportit në RTSH, Klajdi Gorica, një nga gazetarët më me përvojë të këtij televizioni, Santana Çomora, editore e modës në Living dhe imazhe të reja televizive do të jenë pjesë e përhershme e studios gjatë gjithë javës, ditë pas dite, krahas të ftuarëve, duke e bërë këtë emision të ndryshëm nga formatet e pasdites.
Ndërkohë që Iva Tiço, një tjetër gazetare me përvojë, nuk do të jetë në ekran, por pas kuintave, si kryeredaktore e programit.