Sipas mediave italiane, mësohet se një video e emisionit investigativ shqiptar “Boom” është dërguar në prokurorinë italiane nga një komandant lokal policie . Sipas L’Adige.it ky emision ka bërë një puntatë ku akuzohet policia italiane e Alto Garda dhe Ledro për korrupsion ndaj një çifti shqiptarësh që po udhëtonin në rrugën Santoni ad Arco, këtë verë.
Sipas medias italiane në fjalë, akuza e emisionit “Boom” është tërësisht e pabazuar, pasi sipas emisionit thuhet se policët i futën në xhep paratë që u dha çifti shqiptar, por që në fakt sipas ligjit Italian të gjithë shoferët jashtë Bashkimit Europian që gjobiten në Itali duhet ta paguajnë gjobën në vend.
Komandanti i policisë lokale Marco D’Arcangelo u shpreh:
Është një gjë mjaft e trishtë dhe kaq e shëmtuar saqë nuk kam fjalë. Jo vetëm që është një dëm ndaj imazhit të të gjithë zonës së Alto Garda, por të lidhësh punën e agjentëve tanë të policisë lokale me temën e korrupsionit në një program televiziv shqiptar të ngjashëm me “Striscia la notizia”, është një shpifje e papranueshme.
Media italiane shprehet se reportazhi, i gjatë rreth 12 minuta, prezantohet nga dy femra të cilat ironizojnë se në Shqipëri mund të japësh një kafe ndërsa në Itali të kërkojnë euro dhe më pas publikojnë videon të gjatë rreth 12 minuta duke u shprehur se kjo është prova se si policët italianë e ndaluan dhe më pas i kërkuan paratë. Në sfond dëgjohet burri i cili thotë me zë se i kanë kërkuar 400 euro në dorë dhe nëse nuk kishte, atëherë 200 euro.
Komandanti Marco D’Arcangelo, është shprehur se e ka dërguar tashmë videon e emisionit në prokurorinë italiane pasi sipas tij një krim ka ndodhur me siguri: ose agjenti ka bërë vërtetë siç shprehet emisioni, ose ajo që ka përshkruar emisioni është një shpifje. Agjenti e ka ditur që po filmohej dhe nuk kishte përse ta bënte veten për pak euro, raportohet të ketë thënë komandanti i policisë D’Arcangelo.
Burimi folshqip