Skandali në emisionin “Boom”: Gjykata e Durrësit liron Kristian Preçin Pas katër muajsh paraburgim, vendoset pushimi i çështjes. Gjykata e Durrësit, ka vendosur sot lirimin e shtetasit Kristian Preçi dhe pushimin e çështjes. Rasti I Preçit u bë public nga emisioni investigativ “Boom”, duke përfshirë të gjitha hallkat e shtetit, që nga policia, prokuroria, gjykata. Ai u arrestua në shtëpinë e tij pas një deklarate të një shtetaseje sipas së cilës ai I kishte vjedhur celularin. Preçi arrestohet, dhe madje në proçesverbal, megjithëse gjatë kontrollit nuk iu gjet asgjë dhe arrestimi u bë në gjumë, u shënua se ishte kapur në flagrancë. Emisioni investigative “Boom” është interesuar për rastin duke nxjerrë në dritë, mënyrat se si veprojnë dhe gati bashkëpunojnë hallkat e drejtësisë edhe për raste të tilla flagrante. Prokurori që pranonte se për shkak të vjedhjeve të shumta, bëhen edhe shembuj. Gjykata që vendoste ta linte në burg, pavarësisht se provat e gishtërinjve kishin rezultuar negative dhe madje telefoni I ishte gjetur dikujt tjetër. Policia që shoqëronte familjarët e verbër të Kristianit, pse kishin protestuar për vendimin karshi tij. I gjithë ky kalvar, I cili vazhdonte prej katër muajsh, mori fund sot me vendimin e Gjykatës së Durrësit që vendosi pushimin e çështjes dhe kthimin e Preçit në liri. Një e drejtë e kthyer në vend, por pas katër muajsh padrejtësie që normalisht duhet t’I venë në lëvizje gjithë strukturat e drejtësisë në linjë vertikale. (Ne foto djali i burgosur padrejtesisht si edhe foto e dy prezantueseve Rozana Radi dhe Fiori Dardha qe eshte edhe autore e ketij emisioni investigativ)
“Albania’s Got Talent” fillon me sukses spektaklin në Vizion Plus, me rekorde shikueshmërie dhe performanca emocionuese.
Të hënën e 11 nëntorit, spektakli “Albania’s Got Talent” hapi siparin e tij në ekranin e Vizion Plus, ku 12...