Kushdo mund të kishte kaluar pranë asaj rruge të Nju Jorkut ku bie në sy një poster i madh i sezonit të dytë të Emily në Paris, i shpërfytyruar nga mbishkrimet, por ajo që ka kaluar ka qënë vetë protagonistja e serialit Lily Collins . Aktorja, e cila u gjend përballë imazhit të ndryshuar qëllimisht nga vandalët e rrugës, nuk mund të mos ndalonte, të bënte një foto dhe të publikonte një postim shumë vetëpërçmues.
Lily Collins reagon pasi pa një poster të Emily in Paris të dëmtuar nga grafiti
Sezoni i dytë i Emily in Paris, protagonist dhe producent i të cilit është Collins, mbërriti në Netflix më 22 dhjetor 2021. Platforma streaming ka reklamuar edhe episodet e reja përmes billbordeve në të cilat shfaqet protagonistja Emily Cooper (Collins), e reja amerikane që u zhvendos në Paris për punë dhe për të ndjekur aventura të reja dashurie, me Kullën Eiffel pas saj.
Një prej këtyre posterave u vandalizua nga një haters, i cili kënaqej duke transformuar fytyrën e Lily Collins në atë të një kllouni. Detaji ka goditur natyrshëm Lily Collins, e cila, duke u gjetur në vendin e krimit, ka fotografuar posterin e njollosur dhe ka shkruar me ironi në Instagram: “Nuk mund të them që e dua pamjen e re por të vlerësoj me notën 10 për mundimin”.
Aktorja postoi gjithashtu një video në të cilën bashkëshorti i saj Charlie McDowell shtiret se është i frikësuar dhe ia mbathi pasi pa posterin.