Modelja Emi Canaj, e cila ka qënë pjesë e edicionit të parë të eventit ‘Super Model of the World’, sëfundmi ka hedhur hapat e para në karrieren si aktore me debutimin e saj në filmin komedi-aksion “Pit Stop Mafia” përkrahë aktorit të humorit Bes Kallaku. Ajo thotë se koha që i kushton biznesit nuk e ka lënë që ti dedikohet pasionit të saj që ka për aktrimin dhe modelingun.
Lexo edhe “Pit Stop Mafia, publikohet trailer-i i komedisë kriminale me Bes Kallakun dhe Rezart Veleshnja“
Dikur një nga modelet e para profesioniste në Shqipëri, ajo është rikthyer përsëri me një set fotografik nga një fotograf i ri, objektivi i të cilit ka arritur të nxjerrë më së miri anën e saj sensuale dhe joshëse.
“Projekte të reja do të vijnë së shpejti”, na thotë duke qeshur në një telefonatë të shkurtër që bëmë më të. Kur e pyetëm për planet e sezonit veror, na tha se destinacioni i saj është anonim.
Ne do të jemi ketu duke pritur që ta shijojmë Emin në projektet e saj të reja.