Në një rrëfim prekës për programin “S’e luan topi” në Top Channel, aktorja Ema Andrea u ndal te një pjesë e vështirë e jetës dhe karrierës së saj. Bëhet fjalë për një mendim të errët i cili ishte shumë pranë kthimit në realitet: vetëvrasja.
Shpëtimin nga ky mendim e gjeti për fat të mirë tek një ndër shfaqjet ku ajo merrte pjesë në atë kohë, “Psikozë n’4:48”.
“‘Psikozë n’4:48’ është një moment shumë i rëndësishëm i imi, jo vetëm sepse u realizua një shfaqje ndryshe, por sepse ishte një tekst i cili më ka bërë të gjej shumë veten dhe ndoshta për herë të parë ka qenë një moment shumë i vështirë i vetes sime me veten time…kur unë, mund të merrja edhe vendime fatale për veten. Kjo shfaqje më ka shpëtuar,” u shpreh aktorja.
Ema tregoi edhe arsyet pse po përballej me ato mendime të errëta.
“Isha shumë e mërzitur, e përjashtuar, më dukej vetja e dështuar, e pazonja, që po më shfrytëzonin, që nuk ia dola. Për mua ishte një vetmi e tejskajshme, isha e braktisur, në të gjitha krahët. Dhe nuk ia fal atyre që ma bënë, në sensin që nuk do t’i fus kurrë në zemër dhe në hapësirën time ata njerëz që e kanë rritur atë frustim dhe më kanë shftrytëzuar në momentet e mia të dobëta”, përfundoi artistja.