Aktori Elvis Pupa para disa ditësh na njoftoi se nuk do ta shihnim më në emisionin e tij
‘M’fal për shprehjen’. Këtë fakt Elvisi e bëri të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale ku edhe
falënderoi të gjithë fansat për interesimin që kanë për të.
Ai deklaroi:‘Nga eksperienca them se ka ardhur momenti për një tjetër sfidë, një tjetër
projekt ndryshe dhe tërësisht personal në kuptimin e plotë të fjalës. Përveç interpretimit
unë do të jem dhe producenti i programit krejtësisht të ri, puna për të cilin ka nisur. Më
lejoni t’ju them vetëm kaq për momentin.
Gjatë ditës së sotme ai postoi një tjetër foto në Instagram ku shihet qartë se ai po punon
për një këngë. Në këtë postim Elvisi është shprehur se: ‘Fiks 10 vjet pas këngës ‘Si
pasha’ me Big Mamën, përsëri në studion e kompozitorit Alban Furtuna. Prisni dot?
Kështu Elvis Pupa i ka njoftuar të gjithë fansat e tij se e ka gati projektin muzikor për të
cilin edhe paralajmëroi para disa ditësh.