Elvana Gjata publikoi sot projektin e saj më të ri muzikor, “Thirr”. Bëhet fjalë për një këngë të trishtë dashurie, që flet për një ndarje. Edhe pse ka vetëm pak orë që u publikua në youtube, kënga numëron me mijëra shikime. Publiku e ka pritur mirë këtë projekt të ri, si dhe është shprehur entuziast për rikthimin e Elvanës, e cila ishte shkëputur për pak kohë nga tregu.
Publikimi i këngës përkon edhe me ditëlindjen e këngëtares së njohur. Elvana Gjata lindi më 3 shkurt 1987 dhe sot feston 34-vjetorin e lindjes.Ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme të tregut muzikor shqiptar, me një repertor të pasur, ku numëron shumë hite.