Bashkëpunimi me Mozzik nuk do të jetë i vetmi për Elvana Gjatën këtë fillim viti. Vetëm dje Elvana konfirmoi këngën e re në duet me Mozzik. Kënga e titulluar “S’ka” ështe gati dhe do të publikohet së shpejti.
Ndërkaq Elvana do të jetë pjesë e albumit të ri të dyshes Lyrical Son dhe MC Kresha. Dy reperët do të publikojnë në 12 Janar albumin e ri me titull “Muzikë e Alltise”
Ishte Lyrical, i cili ndau lajmin me nisjen e Vitit të Ri. Përmes një videoje në Instagram, ai zbuloi se do të sjellë me 12 Janar, albumin e paralajmëruar prej kohësh.
Midis 11 këngëve është edhe bashkëpunimi me ikonën e muzikës pop shqiptare Elvana Gjata me titull “Stuhi mbi oqean”.