Elvana Gjata ka pranur se ka anulluar koncerte për shkak të koronavirusit dhe ka një lutje për të gjithë shqiptarët.
Për shkak të situatës së rëndë të krijuar nga koronavirusi jo vetëm në vendin tonë, por edhe në mbarë botën që numëron sot mijëra persona të infektuar dhe shumë të tjerë që kanë ndërruar jetë, kanë qenë jo pak personazhet e njohur e me reputacion publik që kanë ndarë mesazhe të rëndësishme dhe sensbilizuese për të gjithë.
Përmes videove apo daljeve publike në studio televizive ata kanë zgjedhur që t’u flasin të gjithëve me zërin e arsyes duke ofruar ndihmën e tyre konkrete në një situatë kërcënuese që po kalon bota mbarë. Mbrëmjen e djeshme ka qenë këngëtarja Elvana Gjata që ka zgjedhur të flasë në studion e “Open” të Eni Vasilit në Top Channel përmes një mesazhi.
Artistja e pranon se ka anuluar koncerte për shkak të koronavirusit sepse më e rëndësishme për të në këtë fazë të jetës është siguria për veten dhe familjarët dhe kujdesi për shëndetin.
“Kam anuluar koncerte, por ajo që ka më shumë rëndësi është që të qëndrojmë në shtëpi. Jemi më të sigurt për veten dhe të tjerët. Sa herë në ditë i laj duart? Si kam numëruar, për çdo 5 minuta po.
Nëse dikush nuk ka një nevojë urgjente për të dalë jashtë, duhet të qëndrojë në shtëpi. I bëjmë mirë të gjithëve nëse qëndrojmë në shtëpi.
Shqiptarët duhet që të ruajnë qetësinë, mos t’i kapë paniku. E kemi vërtetuar se kemi kaluar sfida më të vështira. Jam e bindur se do ta kalojmë. Tregoni fokus, nëse doni prindërit, familjarët, gjyshërit, është shumë e rëndësishme të qëndroni në shtëpi”, ka përfunduar fjalën e saj këngëtarja duke dhënë njëherësh një mesazh të vlefshëm për të gjithë bashkëkombasit e saj.