Ministrja e Kulturës, Elva Margati ka urdhëruar shkarkimin e Iris Elezit nga posti i drejtoreshës së Arkivit të Filmit.
Shkak për shkarkimin e Elezit ka qenë ”konflikti i interesi në ushtrimin e funksionit publik”, pasi punësoi bashkëshortin Tomas Logoreci dhe të afërm të tjerë, në projektin “MEAP”.
Sipas urdhrit për lirimin e menjëhershëm të firmosur nga Margariti, gjatë ushtrimit të detyrës, Elezi ka kryer një sërë shkeljesh duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Elezi u emërua drejtoreshë në Arkivin e Filmit në vitin 2017.