Pas daljes nga Big Brother, Damiano u bë i rrezikshëm për disa nga banorët brenda duke i sulmuar me fakte e foto të papublikuara. Ditën e djeshme radhën e kishte Elsamedi ku sherri mes tyre nisi pasi sipas informacioneve që Damiano kishte marrë nga dikush, Elsamedi ishte gëzuar për daljen e tij . Pak orë pas publikimit të bisedave mes tyre nga Damiano, ka reaguar Elsamedi. Ky i fundi nuk ja ka lënë mangët ish-banorit, duke i nxjerrë edhe të palarat.
“E di që do mos të harrohesh, e di që ke harxhuar shumë lekë për të hyrë brenda, duke bërë dhurata nga 500 euro e lart, jo për gjë, por m’i the vetë. E di që ju ke dhënë me kontratë 40% të çmimit të madh nëse ti e fitoje, që ata të mbështesnin mediatikisht gjatë lojës tënde”, shkruan Elsamedi në postimin e tij në Instagram.
Sipas “Tabloid.al”, që ka arritur të sigurojë edhe bisedën e tyre, ish-banori shfaqet në shoqërinë e mikut të tij dhe shkruan se po bëjnë gëzuar për shëndetin e Damianos.
Menjëherë ka komentuar edhe Damiano, teksa shprehet, “Ju bëftë mirë çuna, gjak e dhjam. Edhe me terezi ore, mbaj frymën për tekstet e këngëve. Ç’merresh me mua, ti këngëtar artist, mos bie në nivelin tim”. Sipas “Tabloid.al”, Elsamedi më pas e fshiu postimin, por ju mund ta lexoni të plotë në foton e publikuar nga ‘Tabloid.al’.