Verën e kaluar erdhi në Tiranë për të votuar Rilindjen në zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa këtë vit vjen për pasionin e saj të parë, muzikën. Produksioni i spektaklit “The voice” në “Top Channel” do të rikthejë Elsa Lilën në Shqipëri në pozicionin e anëtares së jurisë të edicionit të ri. Elsa do të zëvendësojë Aurela Gaçen në këtë projekt, e cila iu bashkua jurisë së përbërë nga Elton Deda, Sidrit Bejleri dhe Alma Bektashi, pas largimit më parë të Miriam Canit. Këngëtarja bëhet pjesë e një projekti të tillë artistik në Tiranë, pasi disa vitesh që jeton në Itali, ku ka krijuar tashmë dhe familjen e saj si nënë e vajzës trevjeçare Evita. Edhe pse njihet për mbështetjen që i ka dhënë kreut të qeverisë, Edi Rama, deri tani këngëtarja nuk ka bërë publik ndonjë qëllim konkret për t’u angazhuar në politikë.
Burimi IMA / Panorama