Është mirë të jesh Elon Musk, të paktën nga ana financiare.
CEO i Tesla dhe SpaceX është bërë personi i katërt më i pasur në botë sipas Indeksit të Bloomberg Billionaires
Vetëm themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, i Microsoft Bill Gates, dhe i Amazon Jeff Bezos janë më të pasur se ai; Musk mori vendin e Bernard Arnault, i cili tani do të “vuajë” faktin e të qënit në vendin e pestë ndër më të pasurit.
Të ardhurat e Musk u rritën veçanërisht të këtë të Hënë përmes shitjes së Teslas që shënoi dhe një rekord për kompaninë.
Sipas kalkulimeve të Bloomberg, të ardhurat e Musk në 2020 u rritën me 57.2 billion dollarë./IMALBANIA.COM/