Në pritje të sezonit 12 të Grey’s Anatomy, që në USA do të ketë premierën në 24 shtator, protagonistja e serialit Ellen Pompeo ka pushtuar kopertinën e Entertainment Weekly. E zhveshur, dhe e mbuluar vetëm me uniformën e mjekut, një stetoskop e një palë këpucë te kuqe me taka.
Një kopertinë sexy, por me klas, që paraprin një sezon të shumëpritur të medical drama-s. Kritikë dhe spektatorë, në fakt, presin me padurim skenaristët dhe aktorët e Grey’s Anatomy pas vdekjes së papritur të Derek (Patrick Dempsey), neurokirurgut të bukur që Meredith (Pompeo) kishte martur gjatë sezonit të shtatë.
Në faqet e revistës, Pompeo nuk ka kursyer pikëpamjet e saj mbi vazhdimin e serialit, pa kursyer ironinë: “Papritmas Patrick vdiq dhe kjo ishte si ‘Oh Zot, Meredith do të vdes nga Alzheimer!’ Shfaqja nuk mund të vazhdojë pa një burrë.”
Por, siç konfirmohet nga krijuesja e Grey’s Anatomy, Shonda Rhimes, Dr. Grey, e mbetur vetëm me tre fëmijë, do të jetë në gjendje për të marrë në dorë situatën, pa një princ të kaltër, “Nuk kam planifikuar një dashuri të re për të – tha ajo – dhe nuk është gjëja më e rëndësishme ku duhet të fokusohemi “.
“Mendoj se për të, – ka shtuar Shonda – kjo është një lloj rilindje, ajo po ndryshon. Jam duke e ndjekur në këtë drejtim personazhin e saj. Nuk them se definitivisht nuk do të ketë një dashuri të re, kjo do të ishte e gabuar, por ky nuk është qëllimi im tani për tani. Nuk mund të gjendet një personazh nga askundi dhe të themi: “Ja ku është!”.