Ellen DeGeneres ka vendosur të përfundojë talk-show-n e saj pas sezonit të 19-të.
Megjithëse moderatorja e njohur vite më parë konsideroi publikisht largimin nga daljet ditore në televizion, lajmi mbërrin disa muaj pasi “Ellen” u akuzua për nxitje të ambientit toksik të vendit të punës, duke përfshirë racizmin dhe sjelljen e keqe seksuale nga prodhuesit.
Duke folur për Hollywood Reporter në një pjesë të botuar të martën, DeGeneres ia atribuoi zgjedhjen e saj për t’i dhënë fund shfaqjes në 2022, dëshirës për “diçka të re për të më sfiduar”.
Në vitin e kaluar, Warner Bros. filloi një hetim të brendshëm ndaj “Ellen” dhe pushoi nga puna tre prej prodhuesve të saj kryesorë – të cilëve DeGeneres iu drejtua në premierën e Sezonit 18, transmetuar në Shtator.
Shfaqja, e cila me kalimin e kohës grumbulloi dhjetra Emmy dhe u bë një hit i besueshëm i TV Rating, thuhet se humbi më shumë se një milion shikues që nga episodi i Shtatorit.