Elkjana Gjipali është producente dhe regjisore e angazhuar me një eksperiencë prej 10 vjetësh, pas përmbylljes së programit të lidershipit “Lead Albania” nga ku dhe është trajnuar nga institucione prestigjoze si “Harvard Kennedy School”, ka dorëzuar platformën e saj për të drejtuar Qendrën Kombëtare të Kinematografisë.
- Sipas jush si po funksionon Qëndra Kombëtare e Kinematografisë?
Qendra Kombëtare e Kinematografisë është një nga nstitucionet që funksionon më mirë në vend dhe kjo fal tre faktoreve. E para, ligji i kinematografisë i krijuar në vitin 1996 i cili e veçon këtë institucion si një institucion i pavarur. E dyta fal një stafi profesionist dhe të motivuar ndaj filmit i cili punon prej vitesh në këtë institucion dhe asiston kineastët në punën e tyre. E treta fal komunitetit të kineasteve me të cilin ky institucion operon.
- Cilat janë disa aspekte që mendoni se kryetari aktual ka dështuar?
Nuk do të thoja që ka dështuar, Z. Butka e ka ngritur QKK në stad më të mirë nga sa e ka gjetur. Institucioni momentalisht ka bërë hapa drejt politikave me jashtë. Ajo që unë do të thoja është se çfarë mund të bënte më mirë dhe cilat janë disa problematika të cilat si regjisore dhe producente i kam kaluar vetë në kurriz. Ka ardhur momenti që kryetari i Qendrës së Filmit mos të jetë më një nënpunës dashamirës, por të jetë një lider promotor dhe me vizion konkret për ngritjen e industrisë së filmit në vend. Unë mendoj se tashmë është momenti i duhur për Shqipërinë që të marrim një hap të madh jo vetëm për ngritjen e kinematografisë si art por dhe si industri.
- Cilat janë disa nga pikat në platformën tuaj për ngritjen e kësaj industrie?
Kjo industri do ndjeki një sërë hapash të cilat do duan mbështetjen e shtetit, biznesit privat dhe komunitetit të filmbërësve. Do të jenë vite të mbushura me detyra me punë dhe arritje. Unë kam vënë një qëllim vetes, kinemaja shqiptare do të bëhet faktor në rajon dhe industria e kinemasë do të kontribuoje në zhvillimin e vendit.
Si fillim do të ndërtohet një departamenti i ri virtual “Filming in Albania” ku do të publikohen dhe marketohen jo vetëm bukuritë e vendit dhe lokacionet e veçanta por dhe teknologjinë në paisje e profesionistët që punojnë në vend.
Pas një viti kërkimesh dhe bashkëpunimi me vendet e rajonit dhe ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të ekonomisë, unë prompozoj një skemë incentivuese për ato produksione të huaja që zgjedhin të xhirojnë filmat në Shqipëri.
Kjo skemë do të sjelli ndikime të drejtpërdrejta në rritjen e punësimit, rritjen e kapaciteteve të profesionistëve vendas si dhe do të ndikoj mbi balancën import/eksport pasi produksionet e huaja klasifikohen si eksporte.
Ndër ndikimet indireke përmendim në industrinë e Hoteleri – Turizm dhe falë përmirësimit të imazhit/brandit të vendit.
*Të dhëna të World Travel and Torism Counsil tregojne se 1/10 e turizmit në botë ndikohet falë industrisë së filmit.
Një pikë tjetër e rëndësishme është bashkëpunimi me kinematë për ngritjen e një rrjeti distribucioni me vende si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Ky rrjet është i rëndësishëm për qarkullimin jo vetëm të filmave prodhuar vitet e fundit por dhe për filmat e prodhuar para vitit 90.
Për këtë kategori filmash do të ndiqet dhe një politikë e fortë kundra piraterisë, i cili është një fenomen ende i pa adresuar dhe që ka shkaktuar dëm ekonomik si për shtetin dhe për kineastët.
- Çfarë do të doni të përmendni pika të tjera të rëndësishme të platformës?
Komponenti i edukimit, mendoj se nuk është punuar shumë në këtë drejtim. Do të ngrejmë ura bashkëpunimi me akademitë dhe shkollat ndër më të mirat në botë, ku çdo vit do të çojmë të rinj për tu specializuar më tej në profilet e filmbërjes. Që në vitin e parë të punës time 5 të rinj do të gëzojnë të drejtën për tu shkolluar jashtë vendit. Rëndësi do u jepet dhe profesionistëve të cilët duan të kualifikohen më tej me anë të workshopeve dhe intershipeve profesionale. Të gjitha këto me thirrje të publike ku të gjithë do të mund të aplikojnë.
Nuk dua të lë pa përmendur dhe edukimin e fëmijëve dhe adoleshentëve, mendoj se duhet të krijohen programet edukuese jo vetëm në institucione si tek Arkivi i Filmit por të krijojmë mundësi që shkollat të kenë akses në videoteka online për të krijuar klubin e tyre të filmit, kështu rrisim një brez të kultivuar me shijen e kinemasë dhe të kulturuar.
- Pse kjo dëshirë për tu bërë kryetare e Qendrës Kombëtare të Kinemasë?
Kjo nuk është një dëshirë por një mision i imi, ku me anë të industrisë së filmit të kontribuoj në zhvillimin e vendin tim, aty ku unë dhe shumë shqiptarë të tjerë kemi vendosur të ndërtojmë jëtën dhe ëndrrat tona. Me strategjinë atime kinemaja jonë do të kthehet në një ambasadore të mirë për kulturën, turizmin dhe resurset njerëzore Shqiptare.