Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku është nxjerr jashtë nga Hoteli ne Pensilvani, sepse supozohet qe djemtë e One Direction donin te gjithë katin e hotelit per vete.
One Direction ka qendruar te premten në një hotel te Pensilavanisë me rastin e turit të tyre “On the road again” pikerisht në vendin qe Eliza ka vendosur per të qendruar. Me pas ajo eshte detyruar te leri dhomen e saj duke u zhvendosur në një hotel tjetër.
Duke u referuar me këngën e re të 1D “Drag me Down”, Eliza ka postuar një foto te valixheve te saj ku shkruan: ”#DragMeDoën (më tërhiq poshtë), One Direction mos u shqetsoni, ishte aq mirë të dilja jashtë dhomes time te hotelit saqë mund ta mbani te gjithë katin për vete, aty ku unë kam qëndruar për dy muaj”
“Me mori dy orë kohë para punës” thotë ajo, edhe pse nuk i dihet se ç’projekt ajo po filmon atje apo edhe kush e ka urdheruar qe të ndryshoj dhomën e saj. One Direction do te zhvillojë disa koncerte ne javet e ardhëshme në lindje të Radherfordit (Rutherford) dhe ne Baltimore pas një pushimi 10 ditor.
IMA / J. Kasaj