Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku i është bashkuar cast-it të aktorëve në sezonin e katërt të serialit Banshee, që do të ketë tetë episode dhe do të transmetohet në 2016-ën.
Shfaqja e Cinemax sheh për protagonist Antony Starr në rolin e Lucas Hood, një ish i burgosur dhe hajdut që vihet në gjurmët e Carrie Hopewell (Ivana Milicevic), ish e dashura dhe partnere në grabitjet, e cila ka ndryshuar jetë dhe është martuar me avokatin e qarkut të Banshee. Pasi vrau aksidentalisht sherifin e ri të qytezës, Lucas i merr identitetin dhe vazhdon aktivitetin e tij në zbardhjen e krimeve, edhe pse i ndjekur nga banda ku bënte pjesë më parë.
Dushku do të ketë një rol periodik si agjentja e FBI Veronica Dawson, “një grua e fortë, sexy dhe me një profil të paparashikuar nga dhe që bashkon forcat me Hood për kapjen e një vrasësi“.