Elita Rudi është një nga moderatoret më të dashura në Kosovë. Megjithatë, ajo është shkëputur nga televizioni prej kohësh. Ajo mori një pushim pas shtatzënisë së parë për tu kujdesur për Zërin dhe siç ka treguar ajo, kur ishte gati për tu rikthyer mësoi se është shtatzënë sërish. Tanimë që Bota është rritur paksa, moderatorja është gati të rikthehet sërish në televizion.
Përmes një postimi në Instagram sot ajo ka zbuluar se në fillim të 2022 do shfaqet në ekranin e “Klan Kosovës”. Elita nuk ka zbuluar më shumë detaje por shkruan se do i tregojë hap pas hapi.
Officially back!!!
Pas një pauze të gjatë po kthehem në botën e televizionit. Kam punuar gjatë për rikthimin tim në ekran, e tani ka ardhur koha t’ju njoftoj se në fillim të vitit 2022, do të shihemi bashkë përmes ekranit televiziv, për të cilin më ka marrë shumë malli. Detajet e projektit tim të ri do t’i zbulojmë bashkë hap pas hapi, e sot dua t’ju njoftoj se rikthimin tim do ta bëj në televizionin @klankosovaofficial . Kaq për momentin dhe faleminderit që keni pritur për këtë moment bashkë me mua💞. Stay tuned. @adriatikk @ergyngashi @paqnafak