Tashmë dihet se kur nis “Big Brother VIP Kosova”. Mirëpo, së fundmi është zbuluar edhe pozicioni i Elita Rudit në reality-show.
Mësohet se Elita do të jetë prezantuesja e një emisioni special cdo të diele, ku do të diskutojë cdo dinamikë të shtëpisë, shkruan Telegrafi.
Pra, Elita do të kujdeset që cdo gjë të përcillet tek shikuesit e “BBV Kosova”.
Rexhep Zylfiu, i njohur ndryshe si Mr Rex, është një stilist i njohur dhe së fundmi ka marrë edhe një çmim në Javën e Modës në Paris.
Më herët, ai ka rrëfyer një detaj për njohjen e Elitës me Gjikon por jo vetëm kaq.
“Kështu ndodh, unë isha duke punuar në të njëjtën kohë edhe për Gjikon dhe për Elitën. Në atë kohë kujdesesha për veshjet e Elitës te emisioni që ka pasur, gjithashtu po punoja me Gjikon për disa projekte. Ata u takuan në atë kohë te lokali im, kanë pasur disa flirte. Po nuk e di se çfarë ndodhi. Unë i kam raportet e mira me Gjikon tani. Me thënë të drejtën nuk jam i mërzitur që nuk më ftuan në dasmë. Për mua është e dhimbshme se si dizajner, nuk më vlerësoi. Të gjithë e dinë raportin që ne kemi pasur. Kemi udhëtuar edhe bashkë çdo javë. Jam kujdesur gjithmonë për veshjen e saj”.