Aktorja dhe influenceres Eliona Pitarka, e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ka rrëfyer për herë të parë sfidat dhe vështirësitë që ka hasur në fillimet e karrierës së saj në botën e televizionit. Përballja me mundësitë e kufizuara financiare dhe sakrificat personale kanë qenë pjesë e rrugëtimit të saj drejt suksesit.
Pitarka ka kujtuar periudhën kur, si e re në fushën e saj, ka qenë në provë pa pagesë në programin ku punonte. Në atë kohë, ajo është dashur të udhëtonte me dy autobusë për të arritur në vendin e punës, ndonjëherë pa mundësi financiare të mjaftueshme për të paguar biletat e të dyja autobusëve. Nuk ka hezituar të ecë në këmbë kur nuk kishte mundësi të paguajë për udhëtimin.
Eliona ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë model frymëzimi për vajzat e reja që e ndjekin në rrjetet sociale, duke u treguar se suksesi nuk vjen lehtë dhe se është i lidhur ngushtë me punën dhe përkushtimin. Ajo theksoi se pavarësisht vështirësive dhe sakrificave, kishte mbajtur heshtjen për këto sfida dhe ishte përqendruar në demonstrimin e vlerave dhe aftësive të saj.
Gjithashtu, Pitarka u shpreh se ka qenë subjekt i paragjykimeve nga publiku, të cilët mendonin se jeton një jetë luksoze dhe të lehtësuar nga partnerët e pasur, ndërsa në realitet ajo po përballonte sfida të mëdha. Për të, rrëfimi i kësaj historie është një hap i rëndësishëm për të treguar anën e vërtetë të rrugëtimit të saj drejt suksesit.