Elia Zaharia dhe Princ Leka, u bënë prindër për herë të parë, ndërsa në jetë erdhi Geraldine.
“Një përshëndetje nga bota e engjëjve”- Elia
Zaharia ka postuar fotot e para të së voglës në Facebook, ndërsa thotë se ajo erdhi në jetë në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë.
“Një përshëndetje nga bota e engjëjve”- Elia
“Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!”, thotë Elia Zaharia.
Postimi i plotë:
Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!
Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!
Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!