Të gjithë mezi po e presim rikthimin e saj në muzikë. Zëri i saj dhe muzika e Elhaida Danit vërtetë na ka munguar. Dhe për projektin e saj të ri duket se pritshmëritë janë të mëdha.
Pasi hoqi çdo postim nga profili i saj në instagram, këngëtarja prej disa ditësh është duke ngacmuar kureshtinë e fansave me fragmente video dhe foto që paralajmërojnë projektin e ri.
Në postimin e fundit sapo na tregoi që projekti i saj i rradhës ja vlen të pritet me padurim! Me sa duket kënga do të jetë një bashkëpunim me artistët të njohur si Alban Kondi, Elgit Doda dhe Kledi Bahiti. Suksesi duket i garantuar falë kjo edhe punës së këngëtares.
Na ndajnë vetëm 5 ditë nga data e publikimit të këtij projekti që sigurisht nuk do të na zhgënjejë.