Super suksesi i këngëtares nga Shkodra tenton të jetë akoma më i madh në vitet në vazhdim. Nuk do të ishte aspak çudi, që vitin e ardhshëm, përfaqësuese e Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës të ishte Elhaida Dani.
Pas triumfit në “Top Fest” dhe në talent shoË-n italian “The Voice of Albania” në “RAI 2”, Elhaida rikthehet sërish në Shqipëri, kësaj radhe në Festivalin e Dhjetorit në “RTSH”. Ka përgatitur një këngë dhe do të tentoj sinqerisht të jetë fituese për të përfaqësuar vendin tonë në “Eurovision 2015”, i cili këtë vit do të zhvillohet në Vienë të Austrisë, pas triumfit të Conchita Ëurst me këngën “Rise Like a Phoenix”.
Patjetër për Shqipërinë do të ishte një sukses përfaqësimi nga Elhaida Dani dhe një fije shprese për një renditje sa më të mirë në festivalin prestigjoz. “Fest 53” do të zhvillohet si gjithmonë në fund të dhjetorit në Pallatin e Kongreseve” në “RTSH”. Gjithashtu si pjesëmarrës këtë vit janë konfirmuar edhe Devis Xherahu apo Ronela Hajati.
IMA / S. Dema