Ndonëse shumë ishin skeptik për paraqitjen e saj në Eurovizion, por Elhaida Dani po “trondit” të gjitha mediat më të rëndësihme si një ndër fitueset e mundshme të festivalit Europian të këtij viti. Uragani që mban ermi Elhaida Dani me sa duket ka fituar zemrërn e shumë shteteve të ndryshëm për të rrembyer trofeun e këtij edicion të festivalit Europian të këngës. Mediat Europiane e kanë pasur në faqet e para zërin më të mir të Italisë duke na bërë krenar ne shqiptarëve për një perfaqesim dinjitoz të Shqipërisë në këtë kompeticion.
“Wiwibloggs” e nis artikullin me “Dielli ka vdekur po Elhaida Dani është ende gjallë”. Wiwibloggs tregon që Elhaida ka arritur suksesshëm të ngjis majat e klasifikimit duke marr mijra klikime në youtube. Klipi i saj është votuar nga audienca e Eurovizionit në top pesëshen më të mir të këtij viti.
Prestigjiozja “The Mirror” ka bërë një prezantim të këngëtares dhe këngës përfaqësuese të Shqipërisë në një nga shkrimet e saj. Media britanike ka realziuar një anketë ku rreth 54.5 % të të pyeturve mendojnë se Britania duhet t’i japë vendit tonë 12 pikë. Sipas tyre deri tani paraqitja më e mirë e Shqipërisë në këtë garë ishte ajo e këngëtares Rona Nishliu me këngën “Suus”, e cila arriti në vendin e pestë por sivjet pritjet janë më të mëdha për Shqipërinë. Gjithashtu, sipas “The Mirror” këtë vit Shqipëria përfaqësohet nga një këngëtare e cila njihet në Evropë për shkak të fitimit të saj të kompeticionit “The Voice of Italy” në vitin 2013. Ndonëse kënga nuk është shumë argëtuese Elhaida është një zë i fuqishëm e cila ka diçka që të drithëron.
Por një jehonë të madhe ditën e sotme kanë bërë edhe mediat austriake të cilat e kanë quajtur zgjedhjen e duhur Elahida Danin për të perfaqesuar Shqipërinë denjësisht.
Sipas gazetës së njohur austriake “DiePresse”, Shqipëria kësaj radhe ka shpresa për një marshim drejt titullit me këngëtaren Elhaida Dani. Shqipëria deri tani nuk ka festuar sukses të madh në Eurovision Song Contest. Garueses shqiptare në Vjenë, Elhaida Dani, iu desh së fundi ta ndërronte titullin dhe këngën. DiePresse jep historikun e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Eurovision, për herë të parë në vitin 2004. “Deri tani nga dymbëdhjetë konkurrimet, pesë herë nuk ka kaluar në finale. Renditjen më të mirë Shqipëria e kishte në Azerbajxhan me këngëtaren Rona Nishliu me këngën “Suus” në vendin e pestë të finales. Renditja më e dobët ishte në vitin 2008”. Gazeta jep disa nga renditjet e këngëve shqiptare nga vitet e fundit. Në vitin 2013, Adrian Lulgjuraj me këngën e Bledar Sejko, “Identiteti” vendi i 15-të në gjysmëfinale, siç ishte dhe në vitin e kaluare përfaqësuar nga Hersi po në vendin e 15–të. Gazeta tjetër e njohur austriake “Der Standard“ ka nxjerr në faqet e saj këngëtarët e mbrëmjes së parë, e cila do mbahet me 19 maj, ku Shqipëria është e 14-ta.
IMA / G. Qerimi