Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani, fituesja e edicionit të parë “The Voice of Italy”, do te jete tashme zyrtarisht nje nga emrat pjesemarres ne Festivalin e 53-te te Kenges ne RTSH. Rikthehet për të dytën herë në këtë festival, tani me një karriere të madhe mbi supe dhe mëse e gatshme për të “shperthyer” si nje vullkan.
Emri i Elhaidës ka shkaktuar komete të shumta në rrjetet sociale dhe një inpakt shumë të mirë te publiku shqiptar. Zëra të ndryshëm konfirmojnë se Elhaida është fituesja e festivalit të RTSH dhe do te na perfaqësoje denjësisht në Eurovizion.
Edhe brënda stafit realizues të RTSH burime të sigurta na bëjnë me dije se emri i Elhaidës është më i lakuari si fituese. Elhaida është një ndër fitueset e para, qe ka mbeshtetjen dhe pelqimin unanim te publikut, i cili e sheh si një pretendente të denjë për të ngritur flamurin shqiptar sa më lart. Vokali, performanca dhe inpakti që ajo shkakton në publik, e kane bëre Elhaiden ne pak kohe një divë të muzikës shqiptare!
IMA / G. Qerimi