Edhe pak ditë na ndajnë nga Festivali I 52-të do të mbahet këtë fundvit në datat 26,27 dhe 28 Dhjetor, në Pallatin e Kongreseve. Kritikat e njëpasnjëshme që ky festival ka marrë kohët e fundit,ka shkaktuar një tkurrje të madhe te tij duke e zbritur nga piedestali që ka qënë kohë më parë. Kohë, kur me mburrje e krahasonim me festivalet më në zë të vendeve fqinje si psh ai I Sanremos. Përtej fjalëve dhe reagimeve të shumta, vihet re që këtë vit festivali është shumë I mbledhur,pasi janë vetëm 16 konkurrentë. Në dy netet e para do të këndojnë nga 8 kengëtarë, të cilët do të shoqërohen nga këngëtarët më në zë duke formuar cifte kengëtarësh si psh: Altin Goci me Edmond Mancakun dhe Entela Zhula, Rovena Dilo me Klodian Kacaku, Mira Konci me Luis Ejëll, Juliana Pasha me Marieta Billo, Kastriot Tusha me Herciana Matmujën, Elton Deda me Rezarta Smajën, Kejsi Tola me Renis Gjokën, Flaka Krelani me Sajmir Brahon,Eranda Libohova me Xhejs Jorgaqin, Kamela Islami me Orges Tocen, Eneda Tarifa me Grupin LYNX dhe Redon Makashi me Xhejn dhe Enxhi Kumrija.Përfshirja si të ftuar e këtyre këngëtarëve bëhet me idenë e mbushjes së boshllëkut që është krijuar vitet e fundit,pasi vihet re një mungesë e madhe e këngëtarëve, autorëve dhe kompozitorëve të traditës. Nuk duhet harruar dhe fakti që ky festival përzgjedh këngën që do të na përfaqësojë në Eurosong 2014 që do të mbahet ne Kopenhagen të Danimarkës. Këtë zymtësi që ka kapur këtë vit Festivalin e 52-të do ta largojë disi e ftuara speciale,Eldaida Dani, e cila do të performojë në skenën e festivalit. Krahas performancës që Elhaida do të shfaqë, ajo do të jetë edhe si një ogur I mirë për festivalin dhe këngëtarët konkurrentë ,duke ofruar mbështetje dhe kurajo për fituesin që të na përfaqësojë denjësisht në Eurosong, ashtu si ajo bëri në The Voice of Italy.
IMA / I. Loshi