Këngetarja dhe fituesja e edicionit të parë të The Voice of Italy Elhaida Dani sëbashku me aktoren e famshme italiane Maria Grazia Cucinotta do të jenë dy nga tre emrat që do të zenë vendin në panelin e jurisë të programit italian Chance në Agon Channel Italia.
Versioni italian i formatit Free Pass, Chance përzgjedh figurat e reja televizive që do të jenë pjesë e kanalit italian në formate të ndryshme. Programi prezantohet nga hyrja më e re në këtë kanal, ish moderatorja e njohur e Rai Veronica Maya përkrah Marco Senise. Vetë prezantuesja ka zbuluar dy emrat e rinj të jurisë dhe ka paralajmëruar dhe një tjetër personazh të fortë, mjaft të dashur për publikun, që do të plotësoj panelin e jurisë, pjesë e një seriali shumë të ndjekur.