Mbrëmja Prime e BBV u zëvendësua këtë të martë nga BBV Fan Club. Spektakli u hap nga një performancë e Elgit Dodës me këngën “Piloti i zemrës” që është dedikim për Monika Lubonjën.
Të gjithë janë argëtuar duke kërcyer, ndërsa mikja e ngushtë e Borës, Semi ka zgjedhur të qëndrojë ulur.
Elgiti është mik i ngushtë i Donaldii i cili hoqi dorë nga historia me Bora Zemanin për t’u lidhur me Beatrix Ramosaj.
Ai vazhdimisht ka shprehur mbështetjen e tij në rrjetet sociale dhe nëpër intervista për Donaldin. Edhe në BBV si i ftuar special, Elgiti nuk nguroi të mbështeste hapur aktorin.
Bora në fillim të këtij viti e hoqi nga Instagrami i saj këngëtarin, veprim i cili u kthye mbrapsht dhe nga ai.
Finalja e madhe e Big Brother Vip mbahet këtë të premte. Ju ftojmë të votoni në sondazhin e News 31 për të zgjedhur fituesin.