Disa ditë më parë, televizioni publik në Qipro i bëri ftesë këngëtares me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, për ta prezantuar sërish vendin në Eurovizion.
Së fundmi skuadra e artistes ka dhënë përgjigje. Eleni ka refuzuar ta përfaqësojë Qipron në vitin 2021, jo për mungesë të dëshirës por sepse akoma nuk dihet nëse do të ketë publik. Vetëm kur kjo situatë me pandeminë të ketë kaluar tërësisht, atëherë Eleni mund të kthehet në festivalin europian.
Tashmë Qipro i ka kërkuar këngëtares greke Kalomira ta përfaqësojë vendin, por ajo akoma nuk ka dhënë përgjigje përfundimtare.