Një 18 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e rrethit Elbasan me akuzën e përndjekjes dhe dhunës fizike e psikologjike ndaj një të miture. Gjithashtu është arrestuar edhe babai i të miturës dhe shpallur në kërkim dy persona të tjerë, të cilët ushtruan dhunë fizike dhe i hoqën lirinë për disa orë 18-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. K., 49 vjeç dhe L. H.,18 vjeç, banues në Elbasan.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:
G. Sh., 46 vjeç dhe O. K., 20 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i shtetasit L. H., u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas, ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur 14-vjeçare.
Ndërsa arrestimi i shtetasit A. K., (i ati i vajzës) dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, ditën e djeshme dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit L. H., si edhe i kanë hequr lirinë këtij të fundit, duke e mbajtur në një automjet për disa orë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.