“El Señor de los Cielos” (Lordi i Qiejve) është blerja më e fundit e Top Channel, e cila do të nis transmetimin duke filluar nga data 1 tetor, nga e enjtja në të dielë.
Lordi i Qiejve është një telenovelë meksikane, bashkëprodhim i Argos Comunicación dhe Telemundo. Sezoni i parë i serialit u prodhua nga Telemundo dhe Caracol Televisión. Seriali bazohet në jetën dhe punën e Amado Carrillo Fuentes.
Seriali eshte krijuar nga Luis Zelkowicz, Mariano Calasso dhe Andrés López, ndërsa mban regjinë e Danny Gavidia, Walter Doehner, José Luis García Agraz dhe Carlos Villegas.
El Señor de los Cielos është shfaqur për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në 15 prill 2013. Sezoni i pare ka 74 episode, ndërsa i dyti 84 episode, sezoni i tretë është ende në transmetim dhe kjo është hera e parë që Telemundo prodhon një super serial me tre sezone.
Personazhi kryesor është Aurelio Casillas, interpretuar nga Rafael Amaya, një shpërndarës droge i etur për pushtet dhe që kërkon të respektohet nga të gjithë, i cili është i kërkuar nga DEA dhe autoritetet meksikane.
Trailer
https://www.youtube.com/watch?v=kmnBguZ1hl0