Specialisti kryesor për sëmundje infektive në Itali konfirmon se Seria A mund të rifillojë brenda një muaji, por pa praninë e tifozëve dhe me masa rigoroze.
Në Itali po synohet fillojnë stërvitjet nga 4 maji, ndërsa sezoni mund të rifillojë nga 30-31 maji.“Sezoni i Serie A nuk mund të rifillojë tani, por kjo mund të ndodhë brenda një muaji, megjithëse pa tifozë dhe me masa rigoroze,” tha Giovanni Rezza, drejtor i Departamentit për Sëmundje Infektive.“Çdo rinisje sjell me vete një rrezik.
Ajo që duhet të bëjmë është të vendosim masa të rrepta që rreziku të mos ekzistojë. FIGC është duke menduar për këto masa për të zvogëluar rrezikun për lojtarët, stafin dhe të gjithë në komunitetin e futbollit”, përfundoi ai.Vlen të ceket se të gjithë lojtarët priten të testohen para startit të Serie A.