Ekpsertët paralajmërojnë për një valë të dytë të koronavirusit në dimër. Chriss Whitty dhe Sir Patrick Vallance, të dy ekspertë mjekësie në Mbretërinë e Bashkuar, thonë se rreziku për të ndodhur diçka e tillë me rënien e temperaturave ekziston.
“Mund të ndodhë që virusi në dimër të dalë jashtë kontrollit. Qëllimi është që ne lehtësojmë masat shumë ngadalë për të parandaluar që kjo të ndodhë, rreziku është. Nëse virusi kthehet në dimër, të gjithë mendojmë se ekziston një shans i arsyeshëm që gjatë dimrit ky virus të ketë disa avantazhe që nuk i ka në pjesën tjetër të vitit. Është diçka që transmetohet më lehtë në ambiente të mbyllura. Prandaj, gjërat që po funksionojnë mirë gjatë verës dhe vjeshtës, por mund të mos ndodhë më kështu në dimër”, tha Sir Patrick.
Por Profesor Whitty shtoi se nuk ka gjasa që virusi të jetë aq shkatërrues sa herën e parë për Britaninë e Madhe për shkak të sasisë masive të informacionit që shkencëtarët tani kanë për COVID-19.