Shoqata Pediatrike e Japonisë ka këshilluar prindërit të mos vendosin maska tek fëmijët nën moshën dy vjeç, sepse ato mund ta bëjnë frymëmarrjen të vështirë dhe të rrisin rrezikun e mbytjes.
Në një njoftim në faqen e internetit, shoqata gjithashtu tha se duke qenë se fëmijët kanë rrugë të ngushta ajri, zemra e tyre do të sforcohej më shumë për të marr frymë nëse në fytyrë ka një maskë.
Ekspertët e SHBA nga ana tjetër nuk rekomandojnë as mbulimin e fytyrës me copa të ndryshme tek fëmijët nën moshën 2 vjeç.