Sipas ekspertëve të medias televizioni linear i transmetuar me kabëll, është në një krizë për shkak të përballjes me zhvillimet në tregun global të teknologjisë së telekomunikimit. Por pavarësisht se këmbanat e alarmit për një kolaps të tij në të një të ardhme të afërt po bien prej kohësh, ky lloj transmetimi po vijon të ushqehet me forcë, ende në vendin tonë . Kjo është një prej gjetjeve që pasqyrohen edhe në studimin e departamentit të gazetarisë dhe informacionit të UT. “Të dhënat e studimit rezultojnë që jemi në krizë të plotë të televizionit linear dhe të televizionit tradicional. Është krizë e mos përshtatjes së televizioneve tradicionale me atë që po ndodh me televizionin kudo në botë” tha Mark Marku profesor i departamentit të gazetarisë.
Qëndrim që përforcohet edhe prej prof Artan Fuges. “Nëqoftëse operatorët kabllor kënaqen me 10km kabëll koaksial bakri sepse aty marrin 30 milion lekë të vjetra duke dhënë buqeten televizive Tringut dhe Dixhitalbit që lë tmerrsisht për të dëshiruar, sigurisht s’ka pse të mos ndjejmë rrezikun nesër një operator i huaj vjen dhe shtrin kabllin optik dhe i merr të tëra audiencat duke e hedhur të tërë këtë sistem të industrisë televizive siç na e ka hedhur industrinë në fushat e tjera nokaut dhe në një gjendje degradimi” tha profesor Fuga.
Për të nxitur rritjen e cilësisë së transmetuesve televizive në përmbajtja dhe teknologji studimi në fjalë rekomandon ndër të tjera që frekuencat e transmetimit televiziv të menaxhohen nëpërmjet praktikave të ankandit, të mos jepen ose rinovohen liçensa operatorësh kabllore poshtë një mase kritike abonentësh dhe gjatësie rrjeti kabllor dhe veçanërisht të nxitet shtrirja e rrjeteve optike në territor duke e dhënë menaxhimin e tyre me ankand.
Marrë nga rtsh.al
https://www.youtube.com/watch?v=t4ERlX9OkGY