Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike vazhdojnë aksionin në mënyrë intensive duke i shpallur tashmë një luftë të hapur piraterisë së programeve audio-vizuale dhe kinematografike në internet.
Në një shkresë të zbardhur nga InfoMedia Albania, AKEP ka urdhëruar të gjithë operatorët që ofrojnë shërbim në internet për bllokimin e disa domain-eve me kërkesë të Ermal Mamaqit, të cilat janë evidentuar si transmetuese ilegale të 2 prodhimeve të tij të njohura “I Love Tropoja” dhe “2 Gisht Mjalt”.
Mësohet se AMA ka dërguar kërkesën ndaj AKEP për bllokim të menjëhershëm të faqeve të internetit brenda së njejtës ditë që Ermal Mamaqi ka bërë kërkesën tek autoriteti përkatës.
Faqet janë mbyllur sepse janë në kundërshtim me nenin 33, 54, 55 dhe 64 të Ligjit Nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive audiovizive në Republikën e Shqipërisë”,
Më poshtë dhe lista e plotë e faqeve të bllokuara në internet: