Ashtu siç e kishim njoftuar edhe më parë, pas mbylljes së Agon Channel, dyshja e moderatorëve të emisionit investigativ “Ça Thu”, u transferuan në Televizionin Klan.
InfoMedia Albania ka arritur të zbulojë se stafi i Televizionit Klan më në fund ka vendosur emrin e programit më të ri në këtë televizion. Do të titullohet “Stop” dhe do të jetë një emision satiriko-investigativ i ngjashëm me Fiks Fare dhe Ça Thu!
Prej disa javësh stafi i këtij emisioni ishte ende në dilemë për emrin ku midis tre alternativash mesa duket “Stop” ka fituar.
Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj do të jenë para ekranit menjëherë pas mbarimit të skenografisë së emisionit, që mund të jetë ose në muajin Dhjetor ose në Janar 2016.
Tashmë ky emision do të shënojë edhe një rivalitet më shumë midis Top Channel dhe Tv Klan. Kush do t’ia dali? Le t’ia lëmë kohës për ta mësuar!
InfoMedia Albania | Nuk lejohet riprodhimi dhe kopjimi i këtij materiali pa autorizim.