Binjakët më të famshëm të ekranit shqiptar janë gati të rikthehen në ekranin e Vizion Plus. Nuk është ‘Alpazar’ dhe as ‘3shat’, dy formatet ku ata kanë qenë pjesë më parë por një format i ri, i menduar posaçërisht nga ata për ata!
Sipas burimeve të InfoMedia Albania, formati i ri që është ende në fazë përgatitore do të jetë një program i orës së vonë. Titulli i formatit është ende provizor, por ka gjasa që mund të jetë thjesht ‘Binjaket’ dhe do të sjellë vëllezërit në një tjetër forme, me afer publikut. Një late-night show që do të trajtoj tema sociale, koherente, problematike ose jo në mënyrë satiriko komike. “Të qeshim dhe të ngjeshim”! Ky do të jetë dhe misioni i këtij emisioni.
Neve nuk na ngelet gjë tjetër veçse ti urojmë suksese Romeos dhe Donaldit në formatin e ri dhe mezi presim ti ndjekim!/IMAlbania.com