Emisioni informativ i mëngjesit ‘7 pa 5’ në Vizion Plus i cili prej vitesh identifikohet me gazetaren Pranvera Borakaj do të pësojë ndryshime këtë sezon.
Ndryshimi kryesor që do të prek formatin është pikërisht moderimi. Emisioni do të vazhdojë me dyshen Hilda Gorica dhe Thimi Samarxhiu.
Ndërsa Pranvera Borakaj do të vazhdojë të jetë pjesë e Vizion Plus me një projekt të ri televiziv në Prime time.