Shumë këngë të reja kemi dëgjuar këtë verë por të pakta janë ato këngë që të rrëmbejnë zemrën dhe mëndjen. Sikurse janë këngët që sjell gjithmonë Sardi Strugaj. Dhe jo pak kanë qenë produksionet që këngëtari i ri ka publikuar gjatë këtij viti.
Para pak kohësh ai paralajmëroi se një nga këngët e tij të preferuara po bëhet gati dhe nuk mund të ishte ndryshe pasi kënga e re nuk është vetëm një krijim i tij por do të vijë edhe më bukur me zërin e këngëtares Marsela Çibukaj.
Në fakt, një detaj nga kënga e zbuloi vetë Sardit në një prej postimeve të fundit nga studioja muzikore, ku punonte për projektin e ri. “A flet ti me detin tonë?”- shkroi këngëtari, ndërsa aty janë të shkruar emrat “Sardi, Marsela, Mandi”.
InfoMedia Albania ka zbuluar ekskluzivisht më shumë rreth projektit. Është fjala për një duet me titullin “Deti”.
Kënga do të publikohet në datë 20 Shtator 2023 dhe pritet të jetë një nga këngët më të bukura të kësaj vjeshte. Ne mezi po presim ta dëgjojmë! Po ju? Komentoni në rrjetet tona sociale.