Edicioni i tetë i Big Brother po numëron orët dhe pergatitjet për të qenë gati nesër për finalen e madhe janë në perfundim e sipër.
Shtëpia më e famshme në Shqipëri ka mbetur vetëm me gjashtë banorë brenda saj. Gjashtë finalistët janë në një garë të ethshme dhe të fortë. Kush do e fitoj çmimin e madh të këtij edicioni Alba, Eleonora, Fabiani, Fatjoni, Xhensial apo Vesel? Ish banorët e asaj shtëpie që kanë bashkjetuar me ta dhe i njohin nga afër kanë dhënë mendimin e tyre bashkangjitur me notat përkatëse nga 1-10 për banorët që janë pjesë e finales së madhe.
Sokoli banori i cili u penalizua nga gara e Big Brother, por në këtë edicion do mbahet mend gjatë për karakterin e fortë dhe si një ndër balerinët më të mirë të TOB ka dhënë vlerësimin e tij për gjashtë finalistët.
Sokoli – Për mendim tim ky nuk është aspak cast-i që duhet të shkonte në finale. Po e nis renditjen time nga më pak të pëlqyerit nga ana ime për sa i përket lojës që ata kanë bërë aty brënda.
Fatjoni (4) – Pasi ka bërë një lojë të keqe dhe ajo që s’më pëlqeu aspak tek ai ishin tonet ofenduese që ka përdorur kundër një femre.
Xhensila (5) – “Partnerja ime”! Një femër që dëshiron të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Këtë ka bërë dhe aty brenda.
Fabiani (6) – Qetësia dhe vendimi i tij për të mos marrë pjesë në debatë nuk më ka pëlqyer aspak. Në finale shkoi rastësisht.
Veseli (7) Ndoshta do ishte më mirë të merrej me modeling.
Alba (9-10) Bëj këtë vleresim pasi vërtetë e shoh dhe atë si fituese. Ka luajtur aq bukur dhe i ka dhënë asaj shtëpie gjallëri.
Eleonora (10) – Apsolutisht notën 10. Po të isha dhe unë aty brenda po jua them me siguri që finalistët nuk do të kishin qënë këta që janë. Një femër dhe një grua me karakter të fortë që ka vënë pikat mbi “i” aty ku duhej për çdo banor dhe nëqoftëse publiku nuk e ka kuptuar këtë gjë më vjen keq. Nësë të gjithë shqiptarët do të ishin me karakterin e saj ne do të ishim një popull ndryshe. Uroj me shpirt ta marri zysha por….!!!
Diedoni është një tjetër banorë i cili do mbahet mend në këtë edicion për pjekurine dhe fjalet e arta që nxirte në atë shtëpi. Arsyetimi dhe sjellja e tij dhe jo vetëm qetësia dhe karakteri e bëjnë atë djalin e ëndrrave të çdo vajze. Ja vlerësimi i tij për gjashtë finalistët.
Diedoni
Xhensila (4) – Sepse përveç lavdimit të vetes nuk ka bërë asgjë tjetër
Fatjoni (5) – Për shkak se ka bërë lojën e gabuar për mendimi tim, ka nxjerr vetëm anën e tij negative dhe na ka lënë të dëshirojmë të kundërtën
Fabiani dhe Veseli (7) – I vlerësoj me të njëjtën notë, Fabiani për faktin që është shumë çun i mirë dhe shumë i sinqert dhe për mundin e tre muajve aty brenda. Ndërsa Veselin për të njejtat arsye por që mos ta harrojmë freskinë e ardhjes si i fundit.
Eleonora (8) – Pikë që ka bërë një lojë të mirë dhe intelegjente, por që mbetet në suazat e lojës.
Alba (10) Dheee… 10 ose 100 pikë për Albën, e cila dha çdo gjë nga vetja aty brenda, çdo lloj spektakli, intelegjencën të gjitha, të gjitha që e bëjnë një fitimtare të kompletuar.
Marina vajza që vinte nga fshati edhe pse pa ndonjë arsim të lartë, spikati për intuitën dhe thjeshtësinë e saj. Marina i është futur politikës dhe është një ndër personazhet më të dashur të këtij edicioni. Ja si i ka vlersuar ajo gjashtë finalistët.
Marina
Veseli (4) – Sepse nuk e njoh fare dhe të them të drejtën nuk e kam ndjekur pas daljes time.
Xhensila (6) – Nuk e kam kuptuar asnjëherë lojën e saj dhe arsyen pse është në finale.
Fatjoni (7) – Nuk më ka pëlqyer fakti që i “nguli” Fabianit thikën mbas shpine duke qënë se ishin shumë shokë në fillim, por fundja loja është lojë.
Alba (8) – është një vajzë që i ka dhënë shumë gjallëri asaj shtëpie por po i jap notën 8 pasi ajo ka fituar me shumë para aty brenda se të tjerët.
Eleonora (9) – pasi ka luftuar dhe ka bërë debate me të gjithë, ka qenë e drejtpërdrejtë.
Fabiani (10) – E meriton notën 10 sepse është më i sinqerti aty brenda dhe më i drejti.
Kika është një tjetër banor i cili do mbahet mend për lojën dhe situatat e rrëmujshme që krijoi në shtëpi deri me penalizimin e tij. Ai ka dhënë vlerësimin e tij për gjashtë finalistët si më poshtë.
Kika
Fatjoni (10) – Kika mendon Fatjoni si fitues dhe e vlerëson me notën 10.
Për banorët e tjerë ai ka deklaruar që i vlerëson të gjithë me notën ‘0‘.
Jonida ose siç e njohin të gjithë brënda shtëpisë me emrin Jona nuk qëndroi shumë brënda në shtëpinë e BB por do kujtohet nga publiku për vetëbesimin dhe karakterin që shumë pak femra e kanë në moshën e saj. Ajo ka dhën vlersimin e saj për gjashtë finalistët.
Jona
Xhensila (4) – Shumë fallco si personazh.
Fatjoni (5) – Shumë arrogant.
Fabiani (7) – Njeri i mirë.
Veseli (8) – I bukur
Eleonora (9) – E zgjuar.
Alba (10) – Alba e meriton pasi është treguar më e sinqerta aty brënda.
Stiliani, djali me kulturë, shumë simpatik për publikun ku do mbahet mend gjatë për resistencën që ai kishte dhe një mirësi që e karakterizon brënda vetes ka menduar t’i vlerësoj kështu gjashtë finalistët.
Stiliani
Fatjoni (4) – Lojë shumë të keqe vetëm ofendime në fjalor .
Xhensila (4) – Sepse thotë atë që duhet të thotë, jo atë që mendon.
Veseli (8) – Ka bërë një loj të bukur dhe respekton vendin ku ndodhet dhe respekton etikën.
Fabiani (9) – Eshtë shumë real asnjëherë nuk shtiret, është 100% vetëvetja.
Eleonora (9) – Ka tip, ka karakter të fortë është e zgjuar dhe është merita e saj që është në finale i uroj fitoren.
Alba (10) – është e vetmja që ka bërë show, është përballur në të gjitha situata dhe ja ka dalë më së miri dhe meriton ta fitoj këtë Big Brother.
Maria një femër e hekurt që ka përballuar çdo vështirësi që jeta i ka sjellë. Forca dhe karakteri i saj janë gdhendur më së miri te ajo, janë këto dy element që do mbahen mendë nga ajo. Ja si i vlerëson ajo gjashtë finalistët.
Maria
Fabiani (4) – sepse të kishte mundësi pula do e bënte fileto Fabianin. Nuk ka dhënë gjë tjetër përveç t’i tregoj shoqërisë shqiptare që ne duhet të hamë proteina ndërkohë që ka familje që nuk kanë as bukë për të ngrënë.
Fatjoni (5) – sepse ka treguar që tipat si ai duhet të ruhen që mos të hyjnë në burg kurrë, jo për ndonjë arsye të madhe por nuk kanë durim të bëhen njerëz më të mirë.
Xhensila (6) – sepse mund të bëj gjithçka edhe pa arsye do kurajo të hash bukë kur nuk të haet.
Veseli (7) – sepse përshtatet shumë lehtë.
Eleonora (9) – sepse akoma se kemi njohur ende Eleonorën, them ta shtyjme big-un edhe një muaj.
Alba (10) – sepse me në fund edhe pse kalama nuk është në grupmoshën që shikon telenovela. As vetevtitet për zotin tonë Jehova.
Kristi është një tjetër nga banorët që do mbahet mend për lojrat që i kreu me shumë pasion dhe për sensin e humorit që e karakterizon. Ai ka dhën vlersimin e tijë për gjashtë finalistët.
Kristi
Alba (4) sepse Alba është shembulli më i keq aty brenda.
Xhensila (5)
Veseli (5)
Fabiani (5)
Fatjoni (6)
Eleonora (7) – sepse është lojtare e vërtetë.
Milena, vajza e ëmbël që arrin të bëj për vete çdo mashkull, puntore, e çiltër dhe shumë e drejtpërdrejt. Këto janë disa nga karakteristika që do mbahen mend për të nga publiku. Ajo ka dhënë vlersimin e saj për gjashtë finalistët.
Milena
Xhensila (4) – as rolin e miss-it nuk luajti dot aty brënda
Fatjoni (4) – shtëpia nuk ka nevoje për aq negativitet dhe për dhunues si ai.
Fabiani (5) – kishte shumë banorë të tjerë që meritonin finalen në vendin e tij.
Veseli (7) – Ishte shumë djalë i mirë dhe me edukate, por të tjerët kanë luftuar më gjatë dhe e meritojnë më shumë se ai.
Eleonora (9) – lojtare e fortë
Alba (10) – sepse e meriton ka ditur të luaj që në fillim, ka qënë vetëvetja që në fillim.
Këto janë edhe vlersimet e disa prej ish banorëve të Big Brother Albania 8 për finalistët dhe siç edhe kuptohet me mesataren më të lartë rezulton Alba e cila sipas tyre duhet të jetë fituese e këtij edicioni të 8-të.
Shënim: Info Media – Albania ka kontaktuar çdo banor për të dhënë një vlerësim për finalistët, por disa prej tyre duket se janë dehur shumë shpejt nga fama e përkohshme, për të cilën do të kuptojnv se zgjat shumë pak dhe do harrohen siç janë harruar banorët e viteve të kaluara. Info Media – Albania falenderon banorët e të këtij edicioni që bashkpunuan duke dhënë mendimin e tyre për bashkëjetuesit e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri Big Brother Albania dhe i uron suksese kudo!
IMA / G. Qerimi