Një tjetër spiker lajmesh ka braktisur Top Channel për një tjetër televizion, duke ndjekur kështu kolegët e tjerë.
Erion Dushi, një nga emrat e rinj më premtues të ekranit shqiptar i është bashkuar këtë fundvit televizionit të ri informativ A2 News.
Burime të sigurta bëjnë të ditur për IMA se gazetari ka nënshkruar kontratën me partnerin e CNN në Shqipëri dhe pritet të shfaqet së shpejti në transmetim.