Një prej personazheve më të dashur të ekranit por njëherazi dhe një prej teologëve islamik më të ndjekur në gjuhën shqipe, Elvis Naçi do të jetë pjesë e merkatos televizive këtë vit.
Duket se ky sezon televiziv do të sjelli një numër të madh lëvizjesh në ekranet shqiptare, ku imami i njohur tashmë do të jetë pjesë e një tjetër ekrani.
Burime të InfoMedia Albania bëjnë me dije se Elvis Naçi nuk do të jetë prezent këtë sezon televiziv në ekranin e News 24 aty ku dhe u bë tepër i njohur për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”.
LEXO EDHE: EKSKLUZIVE | Pranvera Borakaj largohet nga 7pa5!
Me qëllim ardhjen në ndihmë të familjeve në nevojë, programi në pak kohë arriti të mbledhi donacione për të mbuluar të konsideruara për personat me të ardhura tepër të ulëta gjë e cila njëherazi i siguroi News 24 një audiencë tepër të madhe veçanërisht në diasporën shqiptare.
IMA ka arritur të zbulojë se televizioni i ri i cili do e mirëpres Elvis Naçin është ABC News i cili po luan një rol kyç në javët e fundit për sa i përket televizionit shqiptar. Dhe pse emri i programit që ai do të drejtojë është ende i paqartë mendohet se ai do të mbetet brenda kornizës së çështjeve sociale dhe mbledhjes së donacioneve për personat që nuk kanë mundësi.
LEXO EDHE: Mosmarrëveshje me drejtuesit e rinj, Mustafa Nano vendos të largohet nga ABC News
Duket se ABC nga larmishmëria e programeve që është duke planifikuar do të kalojë në një televizion gjeneralist, i cili me shumë gjasa do të konkurrojë me ato kombëtare./IMA/