Tashmë prej javësh është përfolur për formatin e ri të Marina Vjollcës në Televizionin Klan,“C’est la vie” (Kjo është jeta), një spektakël i cili rikthehet në ekran pas 10 vitesh mungesë.
IMAlbania.com ka arritur të zbulojë edhe çiftin e parë konkurent në këtë spektakël.
Sipas burimeve të IMA, ata do të jenë Skerdi Faria dhe Big Mama të cilët do të jenë së bashku një duo për të fituar në natën finale të formatit të vëllezërve Laço.
Skerdi Farija është drejtuesi i një klinike estetike në Tiranë prej vitesh. Ai tashmë është bërë një personazh mjaft popullor në ekran por edhe aktiv në rrjetet sociale, sidomos në Instagram ku gjithmonë nuk rri pa ndarë me fansat e tij momente gazmore. Ndërsa, Big Mamma tashmë është një personazh i përhershëm në emisionin e saj “1 Kafe me Mamën” në TV 21 Maqedoni.
Ndërkaq, burime të IMA, bëjnë me dije se formati mund të transmetohet të Dielave mbrëma duke mbetur besnik në fashën e transmetimit ashtu si një dekadë më parë, por kjo gjë mbetet ende për t’u caktuar nga ana e produksionit./imalbania.com/